Të dashur miq, shokë, familjarë dhe gjithë ata që më njohin,
Me këtë postim dua t’ju njoftoj se po i rikthehem garës zgjedhore, së bashku me kolegët e mi, në kuadër të ekipit të Kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza, për zgjedhjet nacionale të 28 Dhjetorit.
Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin një test i rëndësishëm. Mbi 10 mijë votat e marra atëherë më japin sot një shtytje të madhe dhe një motivim të ri për të vazhduar rrugëtimin tim politik drejt objektivave që synoj. Analizat paszgjedhore të atij procesi kanë qenë inkurajuese dhe tregojnë se tani ecja mund të jetë edhe më e sigurt.
Për këtë arsye, në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jem sërish në garë, duke kërkuar mbështetjen tuaj për PDK-në, për kryeministrin në ardhje Bedri Hamza, si dhe për kandidaturën time për deputet.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme!









