Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar sot së bashku me humanistin e njohur Halil Kastrati objektin e ri të Qendrës për të Moshuarit, një projekt i rëndësishëm social që po i afrohet përfundimit.
Hyseni shprehu mirënjohje të veçantë për Kastratin, duke e vlerësuar për kontributin dhe përkrahjen e tij të pandërprerë në realizimin e këtij projekti me vlera të mëdha humane.
Statusi i plotë:
Sot, së bashku me hoxhën dhe humanistin z. Halil Kastrati, vizituam Qendrën e re për të Moshuarit, një projekt i rëndësishëm dhe i veçantë që është në përfundim e sipër.
Për gjeneratat që kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes po krijojmë një hapësirë të denjë dhe të sigurt.
Falënderoj përzemërsisht mikun tonë të çmuar, Halil Kastratin, për përkrahjen e vazhdueshme në këtë projekt.










