Mbahet Degjimi Publik për procesin tarifor 2026–2028
Sot, në Zyrat Qendrore të “KRU Hidromorava” – Gjilan, u mbajt takimi lidhur me procesin tarifor për periudhën 2026–2028. Përveç nikoqirëve nga KRU “Hidromorava”, në takim morën pjesë edhe zyrtarë nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave të Kosovës, ku u prezantuan dhe u diskutuan propozimet për tarifat e ardhshme të shërbimeve të ujësjellësit.
Procesi i ri tarifor synon të sigurojë qëndrueshmëri financiare për Kompaninë, si dhe të mundësojë investime në projekte që do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
KRU “Hidromorava” SH.A









