Sami Lushtaku nuk ka treguar pendesë për fjalët e përdorura ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, të cilën e kishte cilësuar gjatë ditës si “niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike”.
Madje, gjatë një emisioni televiziv live, ai pati edhe një thirrje për kryetarin e partisë, Albin Kurti, duke thënë “lidhi këto kudra”.
Lidhur me këtë gjuhë, ka reaguar Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.
Ajo ka shprehur habinë e saj për mosreagimin e partisë së Sami Lushtakut pas përdorimit të gjuhës fyese ndaj deputetes Adriana Matoshi.
Duke shtuar se “Nuk lejojmë që ofendimi ndaj grave të kthehet në praktikë politike”.
“Jo, Sami, jo. As frika, as presioni nuk funksionojnë te gratë e Lëvizjes. Ti flet me banalitet. PDK: çele guri gojën çele. Asnjë nuk guxon me kundërshtu dhe kjo e bën problemin politik, jo personal. Ne nuk i nënshtrohemi kësaj gjuhe. Nuk lejojmë që ofendimi ndaj grave të kthehet në praktikë politike. Por kjo mendësi po bie. E dini ju krejt se nuk ia dilni me neve.”









