Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në një takim miqësor kandidatin për deputet dhe profesorin e ekonomisë, Arben Mustafa. Takimi u zhvillua në ambientet e komunës, ku kryetari Aliu u shpreh i impresionuar me punën dhe angazhimin profesional të profesorit Mustafa.
Në një postim publik, kryetari Aliu vlerësoi lart kapacitetet akademike dhe profesionale të profesorit, duke e konsideruar atë një prej kuadrove më të rëndësishme dhe më premtuese që ka Partia Demokratike e Kosovës.
Kryetari Aliu shkroi:
“Kënaqësi ta pres në zyrën time e të ndajmë kohën e bisedën gjithmonë të këndshme bashkë me mikun tim, Arben Mustafa, personalitet ky akademik, figurë e shquar e shkencave të ekonomisë dhe financës e padyshim vlerë e jashtëzakonshme e politikës.”
Takimi u vlerësua si një ndërthurje e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes për kuadro të reja profesionale, të cilat pritet të japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit.









