Konferenca e së premtës mblodhi mediat në zyret e FC DRITA, pasi klubi ynë do të zhvillojë të shtunën ndeshjen e 16-të kampionale kundër FC Dukagjinit.
Futbollisti ynë Vesel Limaj foli fillimisht për ndeshjen e nesërme.
“Mendoj se këto janë ndeshje që secili dëshiron të luaj por trajneri vendos dhe secili prej nesh mund ta tregojë veten. E di që neser na pret një ndeshje e vështirë por jemi gati. Ne jemi për të arritur qëllimin, 3 pikëshin”, tha Limaj.
Ai tha se normalisht është pak ngarkesë nga lojrat në europë por shpresojmë të vazhdojmë me ritëm pozitiv.
Trajneri Ramadani theksoi fillimisht fushat vazhdojnë të jenë sfiduese për futbollin kosovar dhe një gjë e tillë mund të ndodh edhe nesër, por kanë bërë të gjitha përgaditjet për t’iu përshtatur kushteve atmosferike.
“E kemi bërë analizën e kundërshtarit, por ajo që ka qenë si informacion tek futbollistët është se sa më shumë ti përshtatemi fushës për arsye të kushteve atmosferike, dhe ta kemi si parapërgaditje për atë që na pret. Duke pasur parasysh kundërshtarin ne jemi ekip kampion dhe duhet ta mbrojmë titullin dhe titulli mbrohet duke fituar çdo ndeshje.
Jemi përgadit për një luftë sportive, është një Dukagjin më ndryshe rrin me nje numër të madh të futbollistëve në fazën defanzive më i kujdesëshem, ne kemi marrë masat të japim maksimumin dhe të kthehemi me objektivin e fortë”, tha trajneri.
Ndeshja FC Dukagjini – FC Drita do të luhet në Stadiumin “18 Qershori”.
Në ora 13:00 të shtunën.









