Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka mbledhur në një takim përfaqësues diplomatikë në vend në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.
Ulutash u takua me ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Zëvendëskreun e Misionit të Francës në Kosovë dhe një përfaqësuese të ambasadës së SHBA-së nga QUINT, si dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së dhe Zëvendëskreun e Misionit të Turqisë, sipas një njoftimi të KFOR.
“Takimi ofroi një mundësi të vlefshme që Komandanti të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Në këtë kontekst, Gjenerali Ulutash vlerësoi kontributet afatgjata të të gjitha vendeve në misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR”, u tha në njoftim.









