Aventura e sulmuesit brazilian Lucas Marcos Meireles te Gjilani ka qenë shumë e shkurtër. Kjo pasi që klubi kuqebardh ka vendosur për ti ndarë rrugët para kohës me sulmuesin 22 vjeçar.
Për Lucas Meireles ishte raportuar se gjilanasit kishin arritur marrëveshje një vjeçare, por performanca e tij në seancat stërvitore duket se nuk ka bindur as stafin teknik, por as edhe drejtuesit e klubit.
Në mëngjesin e ditës së hënë drejtuesit e klubit i kanë kumtuar lajmin Mireles dhe agjentit të tij për shkëputjen e kontratës, ndërkohë që këta të fundit e kanë pranuar një opsion të tillë duke u larguar nga Gjilani.