Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mirëpritur sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në një vizitë zyrtare që përfshiu takime me qytetarë dhe vizita në biznese lokale.
Të dy udhëheqësit u ndalën në kompaninë “Interplast Trocal”, ku u informuan nga afër me proceset e punës dhe kontributin e saj në ekonominë e qytetit.
Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes për zhvillimin ekonomik të Gjilanit, ndërsa Hyseni shprehu mirënjohje për interesimin dhe mbështetjen e Presidentes Osmani.
Statusi i plotë:
Sot patëm nderin të mirëpresim Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me të cilën vizituam biznese dhe u takuam me shumë qytetarë të Gjilanit.
Gjatë vizitës u ndalëm në kompaninë “Interplast Trocal”, ku pamë nga afër punën e tyre cilësore dhe diskutuam për rolin e bizneseve lokale në zhvillimin ekonomik të qytetit tonë.
Falënderojmë përzemërsisht Presidenten Osmani për vizitën, për mbështetjen dhe për interesimin e treguar për projektet dhe nevojat e Gjilanit.







