Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një operacion ku me ç’rast ka arrestuar pesë persona në ambientet e Qendrës kulturore dhe arsimore ‘Bozhidar Mitrovic Sandor’ në Shillovë të Gjilanit
Prangosja e tyre erdhi nën dyshimin se të njëjtit ishin të përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Njëri prej personave të arrestuar është edhe Nenad Stojanoviç, shkruan Indeksonline. 44 vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në presionin ndaj serbëve të larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Dy të tjerë që u arrestuan janë; Radovan Stojkovic – drejtori i degës së Shërbimit të Punësimit si dhe Jovan Denic, zyrtar komunal.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka demantuar disa mediume/portale serbe, të cilat deklarojnë se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe sqarojmë se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë.
“Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët pa dallim se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionit në fuqi, përderisa operacioni policor është duke vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e drejtësisë”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/