Komiteti i Arsimit ka mbetur pa kryesues ngase Faton Bislimi, i cili ishte zgjedhur në këtë pozitë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dhënë dorëheqje dhe është emëruar shef i kabinetit të kryetarit të Gjilanit.
Fehmi Sylejmani, anëtar i Komitetit të Arsimit, thotë se faji në lidhje me mosfunksionalizimin e komitetit rëndon mbi LDK-në që nuk ka marrë masa për plotësimin e pozitës, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas tij, qeverisja komunale nuk është duke u treguar serioze.
“Komiteti i Arsimit në Gjilan fare nuk është duke funksionuar dhe se kjo direkt rëndon mbi partinë në pushtet, përkatësisht kryesuesin i cili është zgjedhur më 24 prill të këtij viti, në mbledhjen e parë konstituive të kësaj trupe profesionale. Që nga ajo kohë, kryesuesi asnjëherë nuk e ka ftuar këtë komitet për të diskutuar për çështjet rreth arsimit të komunës sonë”, ka thënë Sylejmani./koha/