Lutfi Haziri rikandidon për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke u paraqitur në listën e LDK-së me numrin 5.
Ai premton rikthimin e Gjilanit si kryeqendër politike, ekonomike dhe arsimore, duke e bërë qytetin prioritet të angazhimit të tij politik.
Statusi i plotë:
E filluam vitin me zgjedhje dhe po e mbyllim me zgjedhje.
Ky ishte vit i humbur për Kosovën dhe Gjilanin, sikurse edhe ecje nëpër errësirë politike.
Gjilani e Anamorava, jo vetëm që janë përjashtuar, por edhe janë braktisur nga Qeveria.
Kjo nuk tolerohet më sepse gjilanasit janë qytetarë të ndërshem e lojalë, ndërkaq mërgimtarët janë ativi dhe mbështetësit më të mëdhenj të vendlindjes e atdheut.
Së bashku me Valentina Bunjaku Rexhepin e dr, Besim Gudën, po rikthehemi në garë, dhe me Arbër Ismajlin, Rexhep Kadriun e Afërdita Balaj- Ajdinin, të cilët iu bashkuan kauzës së rikthimit të madh e kujdesit për Gjilanin.
Zotohemi bashkë se Gjilanit do t’ia rikthejmë epitetin e kryeqendrës politike, ekonomike, arsimore e të sigurisë.
LDK, besë e shpresë për Gjilanin e Kosovën.
Na priftë e mbara!

