Një javë para mbylljes së sezonit vjeshtor Super Ligën e Kosovës do ta ngrohë derbi lokal FC DRITA: SC Gjilani në ndeshjen e xhiros së 17-të.
I pari ngrohjet i nisi Kristal Abazaj potencoi fillimisht se:
“Stervitja shkoi shume mire dhe me aq kohë sa kemi pasur jemi përgaditur mjaftë mire dhe deri diku jemi të lodhur pasi kemi pasur shume ndeshje në këto kohë por është shumë normale për pozitat ku jemi ne dhe sukesin që kemi arritur dhe nuk ndikon në nivelin e performancës dhe objektivin që kemi me. Secili derbi ka atmosferën e tij në bazë edhe të tifozëve por gjithësecili futet në fushë për të dhënë 100% pasi derbi nuk është si ndeshjet e tjera është një ndeshje më e luftume dhe është për të bërë krenar qytetin”.
Kurse trajneri Ramadani tha se në derbi tillë motivi vjen vetë.
“Nesër është derbi i vështirë derbi i Anamoravës, derbi i qytetit është një ndeshje mjaftë e vështirë dhe e dijmë se për tifozë çfarë do të thotë ky derbi, nesër do të jetë ndeshje me shumë volum por duhet të kemi kujdes dhe do të bëjmë rotacione me futbollistët që të jenë me të freskët sepse në derbi duhet të jipet maksimumi sepse në derbi nuk i dihet dhe ky derbi mund të mos vie dhe mund të jetë vetem një moment ky nesër. Nuk do të ketë asnjë arsye tjetër se ose lodhja ose jo motivimi por thjeshtë motivuar me luftë sportive me angazhim duke ardh deri te fitorja”,theksoi timonieri ynë.
Sipas tij, ekziston lodhja por kur e ke përballë rivalin e qytetit normal që lodhja harrohet është ne plan të dytë, përfundoi trajneri Ramadani.
Ndeshja FC DRITA: SC Gjilani luhet të dielën në ora 13:00
Stadiumin Ndihmës-Te rrethi

