Shkolla e Muzikës në Gjilan shënon një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Nxënësit e klasës së prof.
Hajrije V. Bislimi morën pjesë në garën ndërkombëtare të pianos “PianoKey 2025”, ku përfaqësuan denjësisht shkollën e tyre dhe Kosovën, duke u renditur ndër fituesit me rezultate të shkëlqyera.
Ky sukses dëshmon nivelin e lartë profesional, talentin dhe përkushtimin e nxënësve, si dhe rolin e rëndësishëm të mësimdhënies cilësore në zhvillimin e artit pianistik në vend.
Me krenari dhe emocion, nxënësit e Shkollës së Muzikës në Gjilan nga klasa prof. Hajrije V. Bislimi morën pjesë në një garë ndërkombëtare të pianos, “PianoKey 2025” duke e përfaqësuar denjësisht shkollën e tyre dhe njëkohësisht duke vendosur Kosovën në listën e vendeve pjesëmarrëse të kësaj gare.
Suksesi i tyre u dëshmua përmes rezultateve të shkëlqyera:
🏆Mbara Bllaca – Çmimi I-rë🥇
🏆Zahir Nasufi – Çmimi I-rë🥇
🏆Morena Aliu – Çmimi I-rë🥇
🏆Jara Morina – Çmimi II-të🥈
Këto arritje janë rezultat i talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të nxënësve, si dhe i mbështetjes profesionale të mësimdhënëses.
Ky sukses përfaqëson një hap të rëndësishëm për Shkollën e Muzikës në Gjilan dhe për promovimin e artit pianistik të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ju lumtë dhe suksese🌟🎹

