Pesha e Momentit Të nderuar , sot nuk po flasim thjesht për një luftë që ndodh mijëra kilometra larg nesh. Sot po flasim për themelet e shtëpisë sonë. Lufta në Ukrainë nuk është vetëm një konflikt për kufijtë e një shteti; është një betejë për rendin botëror. Nëse Ukraina bie, apo nëse vullneti i Perëndimit për të mbrojtur lirinë lëkundet, lëkundja e parë do të ndihet këtu, në zemër të Ballkanit, në Kosovën tonë.
Kosova si “Punë e Pakryer” Ne duhet të jemi realistë. Kosova sot ndodhet në një pozicion delikat. Edhe pse shtet sovran, ne mbetemi jashtë OKB-së, jasht integrimeve evropiane , jashtë integrimeve ne mekanizma ndërkombëtarë , një fakt që kundërshtarët tanë e shohin si një “dritare mundësie”. Në një kohë kur Serbia rrit ambiciet e saj dhe mban sytë nga Moska, çdo dobësi e shfaqur në Ukrainë interpretohet si një ftesë për të destabilizuar rajonin tonë. Ne nuk jemi thjesht vëzhgues; ne jemi direkt të rrezikuar nga çdo ndryshim i vijave të frontit në lindje.
Paradigma e Re Amerikane dhe Vetmia e Evropës Ajo që po shohim sot është një ndryshim tektonik. SHBA-të, aleati ynë jetik, po e zhvendosin fokusin drejt Lindjes së Largët – drejt Kinës dhe Indisë dhe drejte miqësisë me shtetin ruse dikur armikun e përbetuar te SHBA, së – Mesazhi është i qartë: Evropa duhet të mësojë të mbrojë veten ashtu edhe ishte kërkesë e SHBA dhe presidentit Trump . Por, a është Evropa gati? Dhe ku mbetet Kosova në një Evropë që ende nuk ka një ushtri të unifikuar dhe që shpesh heziton përballë agresionit? Kjo “tërheqje” strategjike e SHBA-së na detyron ne që të rrisim urgjencën për integrim dhe forcim të brendshëm ndërshtetërorë dhe ndërshqipetare .
Rreziku i “Efektit Domino” Nëse Ukraina humbet, rregullat e vjetra të paprekshmërisë së kufijve vdesin. Për një shtet në formim e sipër si Kosova, ky është një rrezik ekzistencial. Serbia nuk e ka fshehur kurrë se pret një “erë të re” gjeopolitike për të rikthyer pretendimet e saj territoriale. Prandaj, fitorja e Ukrainës është vija jonë e parë e mbrojtjes. Çdo tank rus që ndalet në Ukrainë, është një kërcënim më pak në kufijtë tanë.
Thirrja për Bashkim Të nderuar qytetarë, të nderuar shqiptarë , te nderuar qeveritare te dyja shteteve Shqipërisë dhe Kosovës – ky nuk është kohë për popullzim apo përçarje të brendshme – Sot, siguria kombëtare duhet të jetë prioriteti mbi çdo prioritet tjetër. Kosova dhe Shqipëria duhet të nxitojë:
1. Të forcojë aleancat me partnerët evropianë që kuptojnë rrezikun Rus.
2. Të insistojë në rrugën drejt NATO-s si garancia e vetme e mbijetesës e sidomos te Kosovës .
3. Të kuptojë se liria që kemi nuk është e garantuar përjetësisht nëse nuk jemi të gatshëm ta mbrojmë në këtë realitet të ri e të rrezikshëm.
Historia nuk i fal ata që flenë në kohë krizash. Është koha të zgjohemi.
Autori është Avokat Afrim Salihu

