Sot zhvillohet ndeshja mes Vallecanos dhe Dritës, në kuadër të UEFA Conference League, një sfidë me rëndësi të madhe për skuadrën nga Gjilani.
Tifogrupi “Intelektualët”, në numër të madh, kanë udhëtuar drejt Madridit për t’i dhënë mbështetje Dritës në këtë përballje të vështirë. Atmosfera para ndeshjes ka qenë mjaft entuziaste, me tifozët që nuk e kanë kursyer përkrahjen për ekipin e tyre të zemrës.
Para duelit, Intelektualët kanë takuar disa nga futbollistët e Dritës në ambientet e hotelit ku skuadra është e akomoduar. Takimi ka shërbyer si një motivim shtesë për lojtarët, të cilët kanë ndier mbështetjen e fuqishme të tifozëve edhe larg shtëpisë.
Ndeshja Vallecano – Drita luhet sonte nga ora 21:00.

