Ahmet Isufi ka bërë të ditur se Aleanca ka hapur zyrtarisht fushatën solemne zgjedhore, duke prezantuar një program të qartë dhe praktik si dhe kandidatët më të përgatitur për të përfaqësuar qytetarët.
Isufi theksoi se kjo fushatë ka për qëllim t’i dalë krah Kosovës dhe të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen qytetarët.

