Drita po debuton në raundit e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Malmos.
Përballja historike e kampionit të Kosovës zhvillohet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Tifozët e shumtë në stadium janë kujdesur për koreografinë dhe atmosferën gjatë ndeshjes.
“Një rrugë e shtruar me sakrificë, 1990-2018”, shkruante në një baner të madh të Intelektualëve.
Po ashtu, ka qenë i pranishëm edhe një shkrim në kujtim të gjeneratave të tëra që nuk janë lejuar të zhvillojnë futboll në stadiumet e tyre.