Kandidati nga LDK, Rexhep Kadriu, me numër 52 në listë, ka rikujtuar një thënie të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke theksuar rëndësinë e mesazhit të tij për shtetndërtimin dhe përgjegjësinë politike.
Kadriu citoi Rugovën duke thënë se “duhet t’i tregojmë botës se ne dimë dhe mund të mbajmë shtet”, duke nënvizuar se kjo porosi mbetet aktuale edhe sot për Kosovën dhe për rrugën e saj drejt konsolidimit të plotë shtetëror.
“Duhet t’i tregojmë botës se ne dimë dhe mund të mbajmë shtet”
Dr.Ibrahim Rugova
#LDK123 #LumirAbdixhiku1 #RexhepKadriu52

