Çmimet e derivateve të naftës kanë pësuar sërish ndryshim.
Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë, nga sot nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.63 euro për litër, ose 3 centë më shumë krahasuar me ditën e djeshme, kur kushtonte 1.60 euro.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është caktuar në 1.45 euro për litër, ndërsa ai i gazit në 0.60 euro për litër.


