Pas akuzave të ish ministrit Hekuran Murati se plani ekonomik dhe premtimet e PDK-së nuk janë të realizueshme, ka reaguar Arben Mustafa nga PDK, duke i cilësuar këto pretendime si të pabazuara.
Mustafa ka theksuar se PDK dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza kanë dëshmuar në të kaluarën se janë të aftë të planifikojnë dhe të realizojnë projekte e vendime të mëdha për vendin dhe qytetarët.
“PDK dhe Bedri Hamza planifikojmë dhe realizojmë projekte e vendime të mëdha për vendin dhe qytetarët. Këtë e kemi dëshmuar sa herë kemi qeverisur”, ka deklaruar Mustafa.
Ai ka shtuar se kritikat e pushtetit aktual lidhen me mungesë vizioni dhe kapaciteti për të kuptuar projekte zhvillimore madhore.
“Matematika e pushtetit në ikje nuk i kap dhe as nuk i kupton projektet dhe vendimet e mëdha”, ka përfunduar Mustafa.
Reagimi i tij vjen në kuadër të debatit politik rreth realizueshmërisë së programeve ekonomike të partive politike.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=122159212208682417&id=61570472522314&http_ref=eyJ0cyI6MTc2NjI0OTczNTAwMCwiciI6IiJ9

