Kandidati për deputet me numër 52, Rexhep Kadriu, ka bërë publike dy premtime konkrete drejtuar qytetarëve të Anamoravës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadriu ka deklaruar se në rast të zgjedhjes si deputet, pagën e tij mujore do ta dhurojë për familjet në nevojë, ndërsa paralelisht ka premtuar hapjen e Zyrës së Deputetit në Gjilan, e cila do të jetë e hapur për qytetarët.
Ai ka theksuar se angazhimi i tij do të bazohet në punë dhe vepra konkrete, e jo vetëm në fjalë.
Mirëmëngjesi Anamoravë,
Dua ta nis këtë të dielë duke ndarë dy zotimet e mija të para si deputet:
1️⃣ Paga ime mujore si deputet do të shkojë për familjet në nevojë.
2️⃣ Do ta hap Zyrën e Deputetit në Gjilan, gjithmonë të hapur për qytetarët.
Punë dhe vepra konkrete, jo fjalë.
#LDK123 #RexhepKadriu52

