Lëvizja VETËVENDOSJE!, dega në Gjilan, do të mbajë dy tubime me qytetarët në fshatrat Uglarë dhe Bresalc, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Në këto tubime do të marrë pjesë Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, si dhe kandidatët për deputetë, të cilët do të shpalosin vizionin dhe prioritetet e tyre për zhvillimin e komunës dhe të vendit.
Tubimi i parë do të mbahet më 24.12.2025, në ora 19:00, në Shkollën “Vehbi Ibrahimi” në Uglarë, ndërsa tubimi i dytë do të zhvillohet në ora 20:00, në Shkollën “Ibrahim Uruqi” në Bresalc. Organizatorët ftojnë banorët e këtyre fshatrave që të marrin pjesë dhe të bashkohen në këto takime me përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ju ftojmë të na bashkoheni në tubimet tona, ku marrin pjesë Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni dhe kandidatët për deputetë!
📅 24.12.2025
🕰️19:00
📍Shkolla “Vehbi Ibrahimi” – Uglarë
🕰️20:00
📍Shkolla “Ibrahim Uruqi” – Bresalc

