Kandidati për deputet nga PDK, Selver Xhelili, u ka bërë thirrje qytetarëve të Anamoravës për mobilizim dhe pjesëmarrje aktive në procesin zgjedhor.
Xhelili ka theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për rajonin, duke kërkuar unitet dhe mbështetje për kandidatët lokalë, me qëllim forcimin e përfaqësimit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Anamoravën.
Thirrje nga Selver Xhelili
Qytetarë të Anamoravës,
ky është momenti ynë historik. Anamorava ka nevojë për zërin e vet dhe ai zë forcohet vetëm me votën tuaj. Të zgjohemi të gjithë – i madh e i vogël – sepse sot kemi momentumin dhe duhet ta shfrytëzojmë.
Votoni kandidatët e Anamoravës, votoni për përfaqësimin tonë, votoni për të ardhmen e vendit tonë. Bashkë e bëjmë Anamoravën më të fortë!

