Përlepnica ime 💙
Mes familjes, fqinjëve dhe bashkëvendësve me të cilët jam rritur, fola me zemër për punën që kemi bërë bashkë dhe për përgjegjësinë që na pret përpara.
Besimi juaj ka qenë gjithmonë forca ime më e madhe. Me këtë besim dua të vazhdoj angazhimin për Përlepnicën, për Gjilanin dhe për secilin qytetar që pret punë, jo premtime. Për të çuar përpara projektet që kanë mbetur dhe për të mos lejuar që zëri i vendlindjes sonë të anashkalohet.
Faleminderit për praninë, mbështetjen dhe energjinë që i dhatë këtij tubimi.
LDK është shpresa!
#LDK123 #RexhepKadriu52

