Një person është arrestuar të enjten në Gjilan, nën dyshimin për sulm dhe ofendim ndaj zyrtarëve policorë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka reaguar me revoltë pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar edhe sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

