Në Gjilan po ndërtojmë Stadiumin e Qytetit dhe Kompleksin e Banesave për çifte të reja dhe për familje në nevojë. Gjilanin do ta bëjmë me Ngrohtore të Qytetit, spital modern dhe poliklinikë specialistike stomatologjike.
Gjilani do të përfitojë nga ndërtimi i Digës së Firajës, si dhe do ta ketë hekurudhën që e lidh me Prizrenin, Ferizajn dhe Bujanocin. Nga Gjilani i Agim Ramadanit “KATANA” zotohemi për ushtri të fortë dhe Republikë të sigurt, andaj edhe 1 miliard euro investime në mbrojtje dhe fabrikë të dronëve “Made in Kosova”. Gjilani qëndron, nuk lëshon pe!

