Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan ka organizuar një takim të ngrohtë me mërgimtarët, ku u përfshinë Kryetari i Komunës, z. Alban Hyseni, kandidatët për deputetë, drejtorë komunalë, asambleistë dhe aktivistë.
Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe ide për zhvillimin e qytetit dhe për projektet që po realizohen, me qëllim të vazhdueshëm të shërbimit ndaj qytetarëve. Mërgata e Gjilanit ka shfaqur përkrahje të palëkundur dhe besim të plotë në vizionin e Lëvizjes, duke dëshmuar vendosmëri për mirëqenie dhe siguri.
Së bashku me Kryetarin e Komunës, z. Alban Hyseni, kandidatët për deputetë, drejtorë komunalë, asambleistë dhe aktivistë, u takuam në zyrat tona me mërgimtarët tanë. Në këtë takim të ngrohtë dhe domethënës u shkëmbyen mendime dhe ide për zhvillimin e qytetit dhe për projektet që po realizohen e që do të vazhdojnë në shërbim të qytetarëve.
Mërgata fuqishëm është rreshtuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke dëshmuar përkrahje të palëkundur dhe besim të plotë në vizionin tonë. Me vendosmëri, ata nuk lëshojnë pe për begati dhe siguri.

