Situata në pikat e vendkalimeve kufitare gjatë ditës së sotme paraqitet më e qetë krahasuar me ditët e kaluara.
Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht pritje dhe kolona automjetesh janë regjistruar vetëm në dy pika kufitare: Dheu i Bardhë dhe Muçibaba.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje arrijnë deri në 10 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 50 metra.
Edhe në dalje të kësaj pike kufitare, pritjet janë po ashtu rreth 10 minuta, me kolonë prej afërsisht 30 metrash.
Ndërkohë, në pikën kufitare Muçibaba, pritjet në hyrje janë deri në 20 minuta, me kolonë automjetesh që shtrihet deri në 150 metra.
Në dalje të kësaj pike nuk ka pritje dhe as kolona automjetesh.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila vazhdon të monitorojë situatën në pikat kufitare.


