Aurora Osmani Buca vjen nga një familje e arsimuar dhe me tradita të forta atdhetare, e rritur me vlera të larta morale, qytetare dhe kombëtare. Edukimi dhe formimi i saj profesional janë ndërtuar mbi përkushtimin ndaj dijes, përgjegjësisë dhe shërbimit ndaj shoqërisë.
Ajo është Magjistre e Psikologjisë, një profesion që e ka ndihmuar ta kuptojë më thellë njeriun, nevojat sociale dhe sfidat e shoqërisë sonë. Gjatë karrierës së saj ka ndërtuar një përvojë të pasur pune në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ku kudo që ka vepruar ka lënë mbresa të një profesionisteje me integritet, korrektësi dhe përkushtim maksimal.
Aurora ka ushtruar edhe detyrën e Drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan,ku punën e ka kryer me ndershmëri, transparencë dhe profesionalizëm të lartë, duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.
Sot, ajo është anëtare e Kryesisë Qendrore të PDK-së dhe nënkryetare e degës së PDK-së në Gjilan,duke dëshmuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm politik dhe angazhimin serioz për zhvillimin e vendit.
Aurora Osmani Buca ka një vizion të qartë për të ardhmen e qytetit dhe të Kosovës, një vizion që ndërtohet mbi zhvillimin e qëndrueshëm, mirëqenien sociale, barazinë dhe forcimin e institucioneve. Ajo përfaqëson kuadrin e ri, profesionist dhe të përgjegjshëm që Kosovës i nevojitet sot më shumë se kurrë.
Ajo është një grua e fortë dhe e pathyeshme, që nuk dorëzohet përballë sfidave dhe që ecën përpara me vendosmëri dhe guxim. Me karakter të palëkundur dhe integritet të lartë, Aurora përfaqëson forcën, qëndrueshmërinë dhe besimin në vlera. Çdo sfidë e ka kthyer në përvojë, çdo pengesë në motivim për të punuar më shumë për qytetarët dhe për Kosovën.
Si familjare dhe profesioniste, Aurora i bashkon vlerat njerëzore me aftësitë profesionale dhe politike. Ajo i ka të gjitha cilësitë që i duhen një përfaqësueseje të denjë për të ndërtuar të ardhmen e vendit .
#PDK130
#bedrihamzakryeminister1
#auroraosmanibuca33
#bashkëpërkosovën

