Nënkryetari i LDK-se, Lutfi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjilanit dhe të gjithë Republikës së Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Ai ka theksuar se liria dhe pavarësia kanë kuptim vetëm kur demokracia funksionon dhe kur qytetarët marrin përgjegjësi për të ardhmen e vendit.
Haziri ka uruar që kjo ditë të sjellë shpresë, mirëqenie dhe begati për çdo familje.
Uroj që sot qytetarët e Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Kjo liri dhe kjo pavarësi e Republikës ka kuptim kur demokracia bëhet funksionale, kur çdo njeri e shfrytëzon këtë të drejtë për t’i dhënë vendit zhvillim dhe mundësi.
Sot votojmë për familje, për Republikën tonë, për jetë më të mirë dhe në këtë fundvit uroj që çdo familje të ketë dashni e bereqet. Me gëzime këtë ditë të bardhë!

