Tashmë kanë filluar ditët e nxehta të verës, ditët kur edhe më shumë në Kosovë arrijnë mërgimtarët.
Por jo vetëm kaq, mërgimtarët e shumtë të cilët vijnë për çdo vit në Kosovë detyrohen të presin në shumë raste në pikat kufitare.
Por siç duket sonte pritjet nuk janë edhe aq të gjata. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritja zgjat vetëm deri në pesë minuta por në atë të Merdarës pritjet janë deri në 40 minuta.
Duhet përkujtuar që pritjet më të mëdha zakonisht janë në vikend, në ditët kur edhe ardhja e mërgimtarëve nga vendet e huaja janë më të shumta.