Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste të ndara në Gjilan ku të dyshuarve iu është gjetur në posedim substancë narkotike që ka rezultuar të jetë marihuanë.
Në rastin e parë, në rrugën “Hasan Remniku”, Gjilan, është arrestuar i dyshuari, ku tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë prej 45.4 gramë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.
Ndërsa, në fshatin Veleknicë, Gjilan, gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të një veture Passat, me targa vendore, tek i dyshuari, është gjetur dhe është konfiskuar një substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 1.6 gr.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.