Në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka arritur të sigurojë një numër më të madh votash krahasuar me kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Sipas rezultateve preliminare, Haziri ka marrë mbështetje më të gjerë nga qytetarët e Gjilanit, duke u renditur si kandidati më i votuar në këtë komunë, çka dëshmon për besimin e vazhdueshëm të elektoratit ndaj tij në nivel lokal.
Ndërkohë, Lumir Abdixhiku ka siguruar një numër të konsiderueshëm votash në Gjilan, por mbetet prapa Hazirit në këtë komunë. Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditët në vijim.

