Një person nga fshati Stolinë e komunës së Gjilanit, sipas Policisë së Kosovës ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke e plagosur vetën në të dyja këmbët.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi në fjalë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur me armë zjarri në dy këmbët. Policia me të shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe e ka konfiskuar një armë zjarri me një karikator të zbrazët.
“Raportohet se një mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë, pasi që i njëjti është plagosur me armë zjarri në dy këmbët. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje dhe tek viktima kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë zjarri me një karikator të zbrazët. Nuk raportohet për të arrestuar”, njoftimi i Policisë së Kosovës./Insajderi.com