52 persona kanë vdekur nga lëndimet e marra në aksidente në komunikacion.
Nga 41 aksidente fatale gjatë periudhës janar- qershor të këtij viti 52 persona kanë vdekur.
Policia e Kosovës, pavarësisht se me anë të njoftimeve apelon për siguri në komunikacion, kjo nuk po tregon rënie të aksidenteve.
KALLXO.com ka bërë një përmbledhje të aksidenteve më të rënda gjatë këtij viti.
Duke filluar nga ai i fundit i cili ishte shokues për të gjithë, një familje pesë anëtarëshe nga Zvicra, një burrë me bashkëshorten e tij, dy fëmijët dhe nënën e tij, të cilët kishin ardhur në Kosovë për pushime vdiqën pas një aksidenti në magjistralen Suharekë- Duhël.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e tipit BMW ishte përplasur me një autobus.
Policia ka dhënë shkaqet e aksidentit. Sipas tyre aksidenti ka ndodhur nga mos përshtatja e shpejtësisë në bazë të kushteve atmosferike.
Ditën e hënë ishte shpallur dite zie në Suharekë për t’i nderuar viktimat.
Foto nga askidenti në Suharekë, Foto:
Një aksident tjetër për të cilin është hapur shumë debat, ishte edhe ai i dy policëve, Armend Trena dhe Malësor Dashit.
Përderisa kishin kryer një detyrë e cila u ishte caktuar, në të kthyer, dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, Armend Trena dhe Malsor Dashi, u aksidentuan në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe ranë në ujërat e lumit Lepenc.
Nëntë ditë, Policia e Kosovës, njësitet e kërkim- shpëtimit, FSK, Njësia Speciale por edhe vullnetarë të rajoneve të ndryshme të Kosovës, ia mësynë lumit Lepenc për të gjetur trupat e dy policëve që kishin rënë në lum.
Trupat e Armend Trenës dhe Malësor Dashit, ishin gjetur gjatë nëntë ditëve kërkim, ndërsa me anë të raportit të komunikacionit, dy policët nuk ishin duke vozitur veturën me shpejtësi të madhe ndërsa theksohet se ata janë vetëaksidentuar