Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim që të shkohet në rinumërim të plotë të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur të hënën pas evidentimit të gjetura nga rinumërimi i plotë në 10 komuna dhe disa vendvotime në 28 të tjera.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se ky institucion mbetët i përkushtuar për ruajtje të integritetit të votës dhe transparencës.
Radoniqi tha se vendimi për rinumërim të votave është nisur pikërisht nga KQZ
Ai ka thënë se rezultatet e subjekteve politike janë numëruar dhe paraqitur saktë, por jo edhe të kandidatëve për deputetë.
Radoniqi ka thënë dallimi më i madh vërehet në Komunën e Prizrenit.
Ai tha se në mbledhje e mbajtur me Këshilli për Operacione kanë marrë dy propozime.
Dërgimin në rinumërim të plotë në 28 komuna tjera dhe shkarkimin e Komisionit Komunal në Prizren.
“Gjetjet nga procesi i rinumërimit do t’i adresojmë në Prokurori”, tha ai.
Propozimet nga raporti u mbështetën me shumicë nga anëtarët e KQZ-së.
KQZ kishe vendosur ditë më parë që 10 komuna të shkojnë në rinumërim të plotë, ndërsa në 28 në disa vendvotime.










