Skuadra e SC Gjilanit është larguar nga Kosova dhe është zhvendosur në Antalia të Turqisë, ku do t’i zhvillojë përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit.
Ekipi tashmë ka nisur seancat stërvitore në kushte optimale dhe ka planifikuar edhe ndeshjet miqësore që do të zhvillohen gjatë qëndrimit në Turqi. Gjatë fazës përgatitore, SC Gjilani do të luajë gjithsej katër ndeshje kontrolluese, të cilat do t’i shërbejnë trajnerit dhe stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e skuadrës dhe harmonizimin e grupit.
Në ndërkohë, klubi ka bërë disa ndryshime në përbërje, duke larguar disa lojtarë dhe duke finalizuar disa afrime të reja, me synimin për të forcuar ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.











