Ka filluar punën Administratori i ri në Gjykatën Themelore në Gjilan
Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Venhar Salihu së bashku me Sylejmon Qarrolli, i cili ka ushtruar detyrën e administratorit deri parapak ditësh, kanë pritur në takim Administratorin e ri të Gjykatës, Shkëlqim Dushica.
Kryetari i gjykatës z. Venhar Salihu, e garantoj z. Dushica se do ta ketë përkrahjen e tij të plotë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive si shef i administratës.
Gjithashtu, Kryetari Salihu falënderoj edhe Sylejmon Qarrollin për kryerjen e detyrës së administratorit për më shumë se dy vite.
Me 15 janar 2026 në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), është zgjedhur në mënyrë unanime Administratori i Gjykatës Shkëlqim Dushica.










