Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka marrë ftesë nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.
Lajmin e ka bërë të ditur Osmani në një postim në Facebook.
Ajo ka thënë se Kosova qëndron si aleat i palëkundur i ShBA-së për ta quar paqen përpara.
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati”, ka shkruar Osmani në Facebook.










