Presidenti i FFK-së, Agim Ademi po qëndron në Turqi. Ai me këtë rast u ka bërë vizitë klubeve të cilat janë duke i zhvilluar atje përgatitjet për stinorin pranveror.
Postimi i Ademit:
Me kënaqësi të veçantë vizitova disa nga klubet tona, të cilat po e zhvillojnë fazën përgatitore në Turqi, konkretisht FC Ballkani, FC Malisheva, FC Drenica, FC Prishtina e Re dhe FC Feronikeli 74.
Ndjehem gjithmonë krenar për punën që po bëhet në këto klube dhe për përgatitjet serioze që po i bëjnë drejt sfidave të reja që i presin në vazhdim të garave.
Gjatë këtyre vizitave u pa qartë përkushtimi, disiplina dhe dëshira e madhe për sukses nga ana e drejtuesve, stafit teknik dhe futbollistëve.
Çdo klub po punon me seriozitet maksimal për të ndërtuar një sezon sa më të suksesshëm, duke investuar në përgatitje fizike, taktike dhe mentale.
Jam pafundësisht i lumtur që në secilin klub atmosfera ishte pozitive, motivuese dhe plot shpresë për të ardhmen.
Momente të tilla të kujtojnë pse futbolli është më shumë sesa një lojë, është pasion, sakrificë dhe ëndërr.
Nga zemra u urova suksese të mëdha, shëndet dhe mbarësi në rrugëtimin e tyre në edicionin pranveror në Superligë, respektivisht në Ligën e Parë, me bindjen se puna dhe përkushtimi i tyre do të shpërblehen në fushë. ⚽💙
#bashkeperfutbollin

