Vazhdojnë punimet për rinovimin e palestrës së sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan.
Të rejat dhe të rinjtë e Kosovës do të kenë kushte më të mira për aktivitet dhe zhvillim të potencialit të tyre.
Ky projekt, me vlerë investimi prej 2.7 milionë euro, po realizohet si investim i përbashkët mes Ministrisë dhe Komunës.
Përmirësimi i infrastrukturës sportive në gjithë vendin është njëri ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Sportit.

