Në vazhdën e angazhimit tonë për një Gjilan më të pastër, si dhe për siguri më të madhe për banorët dhe mbrojtje nga vërshimet, po vazhdon pastrimi i kanalit të Kufcës, në fshatin Kufcë e Poshtme.
Me një gjatësi 800 metra, ky kanal që e kemi hapur gjatë mandatit të parë, e që shumë shpesh, e sidomos gjatë reshjeve është bërë problematike për banorët po merr pamje tjetër.
Do të vazhdojmë bashkë të angazhohemi që çdo pjesë e komunës tonë të jetë e pastër dhe e gjelbër, andaj ju bëjmë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos ndotin ambientin.

