Partia Demokratike e Shqipërisë po zhvillon një protestë masive përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një ekzekutivi teknik dhe organizimin e zgjedhjeve të lira, pas pretendimeve për manipulim të votave në zgjedhjet e 11 majit.
Lideri i PD-së, Sali Berisha, udhëhoqi simpatizantët nga selia e partisë drejt Kryeministrisë. Për sigurinë janë angazhuar 1,350 efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa Ambasada e SHBA-së ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës.

