KOMPANIA ELEKTROSTUBLLA Sh.p.k.
shpall KONKURS PUNE
📌 Pozicioni i lirë:
Menaxher i Pikës së Shitjes
📍 Lokacioni: Gjilan
📌 Përshkrimi i vendit të punës:
Elektrostublla Sh.p.k. kërkon të punësojë një Menaxher të Pikës së Shitjes për sektorët:
• Material elektrik
• Ndriçim elektrik
• Ujësjellës
• Kanalizim
Kandidati do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të pikës së shitjes, organizimin e punës, komunikimin me klientët, menaxhimin e stokut dhe realizimin e objektivave të shitjes.
📌 Kërkesat dhe kualifikimet:
• Përvojë pune në këtë profesion (përparësi për vendin e punës)
• Aftësi për të punuar me programet e shitjes / faturimit
• Aftësi të mira komunikuese dhe organizative
• Përgjegjësi, korrektësi dhe seriozitet në punë
• Njohuri në sektorët e materialit elektrik, ndriçimit, ujësjellësit, dhe kanalizimit (përparësi)
📌 Ne ofrojmë:
• Punë të qëndrueshme
• Pagë konkurruese sipas përvojës
• Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi
📩 Aplikimi:
Të interesuarit mund të dorëzojnë CV-në e tyre pranë kompanisë Elektrostublla Sh.p.k. ose të kontaktojnë në numrin:
📞 049 100 103

