Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka cituar fjalët e themeluesit të kësaj partie, Presidentit Historik, Ibrahim Rugova.
Reagimi i tij vjen pas intervistës së anëtarit të Kryesisë së kësaj partie, Avdullah Hotit, i cili synon ta marrë drejtimin e kësaj partie në Kuvendin e LDK’së, që do të mbahet këtë të shtunë, shkruan Reporteri.net.
“Ata që besojnë, qëndrojnë. Koha i vendos gjërat në vend. ✌️”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

