Njoftim për konsumatorët e ujësjellësit në Viti
Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë nga FPU Letnicë
Viti, 27 janar 2026 –
Të nderuar konsumatorë,
Për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës si pasojë e reshjeve të fundit, Fabrika për Përpunimin e ujit (FPU) në Letnicë ka ndërprerë përkohësisht procesin e trajtimit të ujit. Si rezultat, është ndalur edhe furnizimi me ujë për zonat e mbuluara nga kjo njësi.
Gjendja është duke u monitoruar vazhdimisht nga ekipet tona teknike dhe sapo turbullira të bie në nivelet e lejuara sipas standardeve, furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
KRU Hidromorava
Tel: 044 983 087

