Hetimet për dyshime për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë nisur edhe në rajonin e Gjilanit.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, i cili ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar intervistat lidhur me manipulimin e rezultateve zgjedhore në këtë rajon.
“Kanë nisur intervistat në lidhje me manipulimet e rezultateve zgjedhore në rajonin e Gjilanit”, ka deklaruar Kadriu.
Ai nuk ka dhënë detaje shtesë për numrin e personave të dyshuar që po intervistohen.
Deri më tani, në Prizren, Mitrovicë dhe Malishevë janë arrestuar dhe ndaluar komisionerë zgjedhorë nën dyshimet për “vjedhje të votave”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Pejë dhe Obiliq.

