Nxënësit e klasës së 12-të të Shkollës së Kompetencës në Ferizaj, së bashku me profesoreshën Sofie Balaj Hashani, vizituan kompaninë tonë Riga Pharm.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me proceset prodhuese, standardet e cilësisë dhe punën profesionale që bëhet çdo ditë për të sjellë produktet më të mira për klientët tanë.
Falenderojmë të rinjtë e talentuar për interesimin dhe pyetjet e tyre, dhe shpresojmë që kjo vizitë t’i inspirojë drejt karrierave të suksesshme në fushën e farmaceutikës dhe shëndetësisë!

