Takim pune në kuadër të Projektit të Reziliencës
Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të Projektit të Reziliencës, dhe në vijim të diskutimeve me PIU, sot u mbajt një takim pune me KRU Hidromorava, në ambientet e kompanisë.
Takimi u zhvillua nga z. Ramiz Kokollari, Drejtor në KIWER, dhe z. Afrim Lajçi, Ekspert për Politika dhe Organizim Institucional, me qëllim dakordimin dhe operacionalizimin e Planit Afatshkurtër të Veprimit për Zvogëlimin e Ujit të Pafaturuar (UPF).
Gjatë takimit u diskutua zbatimi praktik i dokumenteve të përgatitura nga projekti, përfshirë metodologjinë e Planeve Afatshkurta të Veprimit, Planin e Inspektimit të Konsumatorëve dhe Planin e Detektimit të Rrjedhjeve. Po ashtu, u trajtua përzgjedhja e DMA-ve reprezentative, si dhe u dakorduan hapat konkretë për fillimin e implementimit të aktiviteteve gjatë periudhës janar–qershor 2026.
Në këtë kuadër, u bë edhe ndarja e detyrave ndërmjet ekipeve përkatëse dhe zonimi i territorit, me synim organizimin sa më efikas dhe zhvillimin e suksesshëm të aktiviteteve në terren.
KRU Hidromorava mbetet e përkushtuar në përmirësimin e menaxhimit të ujit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.

